Vijat e kuqe dhe ndarja e posteve, Taravari: Bisedimet me VMRO, pikat e dakordësuara

13 Maj 2024 | 11:34

Arben Taravari nga koalicioni opozitar Vlen në RMV, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, negociatat për formimin e re të qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Taravari tha se koalicioni Vlen ka arritur një dakordësi në parim me fituesit e zgjedhjeve në RMV.

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe Vlen janë dakordësuar në tri pika, që përfshijnë vijimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomikt të vendit.

Ai u shpreh besimplotë se qeveria e re do t’i miratojë shumë shpejt ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të zhbllokohet integrimi europian.

“Pika e parë është kjo, që Maqedonia e Veriut vijon rrugën e integrimit, pika e dytë është lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe pika e tretë është ajo e zhvillimit ekonomik. Këto janë tre pikat e para për të cilat ne jemi marrë vesh në parim për qeverinë e ardhshme.

Pika e parë është rruga euro-integruese e Maqedonisë së Veriut. Deri tani ne i kemi lënë 22-vjet BDI për euro-integrimin dhe këtë nuk e kanë bërë. Ne jemi garant si Vlen se brenda një periudhe të konsiderueshme do të bëhen ndryshimet kushtetuese sepse ajo është kusht i domosdoshëm për integrimin. Jemi duke pritur që të bëhen zgjedhjet në Bullgari, gjithashtu kemi zgjedhje për Parlamentin Europian. Duhet të presim qeverinë e re të Bullgarisë për të gjetur një farë kompromisi dhe marrëveshjesje, por jam opstimist se brenda disa muajsh do të fillojnë ndryshimet kushtetuese dhe Maqedonia do t’i fillojë negociatat me BE-në dhe brenda vitit 2028 me shumë gjasa Maqedonia mund të jetë anëtare e plotfuqishme e unionit. Ne nuk jemi demagoga, por atë që e themi e bëjmë”, tha Taravari.

Ai shtoi se padyshim që ka vija të kuqe nga pale shqiptare për formimin e qeverisë së re, por kjo sipas tij nuk lidhet me numrin e ministrave apo drejtorive që do të marrin.

Taravari shtoi se bisedimet për formimin e qeverisë janë në fazën e sinkronizimit të programeve dhe jo të ndarjeve të posteve.

“Ende nuk i kemi ndarë diskasteret, jemi në fazën e sinkronizimit të programeve dhe besoj deri në fazën e fundit, deri 15-20 maj do të bëhet ndarja e pozicioneve qeverisëse. Ne kemi një farë strategjie por është irrelevante, pasi kjo narrativë që përdori BDI gjatë fushatës, bëri që VMRO-DPMNE të merrte kaq mandate, 59 mandate. Jemi në një pozicion që numrat janë kështu si janë, uroj dhe shpresoj të gjejmë një gjuhë të përbashkët që do të jetë një qeverisje funksionale. Padyshim që ka vija të kuqe, vetëm se dua të them se numri i ministrave apo drejtorëve nuk e reflekton qeverisjen e mirë dhe të suksesshme. Mund të kesh 5 ministra të pasuksesshëm dhe mund të kesh 1 ministër i cili e bën punën më shumë se 5 ministra që i shërbejnë më shumë familjarëve dhe partisë se sa qytetarëve”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026

Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

Tre objekte janë shembur këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidh Rrugën Transballkanike me Portin dhe vazhdimësinë e Lungomares...
11:55 | 25/06/2026