Shqipëria zhgënjen në Botërorin e Skive, nuk ia dalin Xhepa e Colturi
Shpresat ishin të mëdha se mund të fitohej medalje, por kombëtarja shqiptare e skive ka zhgënjyer në kompeticionin madhor i cili mbahet në Saalbach të Austrisë, aty ku Lara Colturi e as Denni Xhepa nuk mundën të marrin rezultat të kënaqshëm.
Të shtunën ishte radha e sportistet italiane e cila mbron ngjyrat kuqezi të konkurronte, por ishte e pafat pasi rrëshqiti në lëshimin e parë të disiplinës slalom.
Në këtë pikë ajo e ka të pamundur të garojë më tej në lëshimin e dytë, duke bërë që të gjithë pritshmëritë të bien poshtë e shpresat për medalje të shuhen plotësisht. Kjo për faktin se besimi më i madh ishte te 18-vjeçarja e lindur në Torino. Ndryshe ishte paraqitja e saj të enjten në “giant slalom”, ku u rendit në vendin e shtatë e dhënë idenë se e shtuna do të ishte një ditë feste.
Dështim edhe nga skiatori tjetër kuqezi Danni Xhepa, që e mbylli garën në vendin e 36-të. Në disiplinën e Sllallomit Gjigant, Xhepa zuri vendin e 45-të në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin përmirësoi veten dhe u rendit në vendin e 37. Koha e përgjithshme bëri që 21-vjeçari të renditej i 36-ti shumë larg pritshmërive.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë