“Shqiptarët e Kosovës s’na kanë braktisur”- Rama: Përpjekje për të dëmtuar turizmin
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në një takim të zhvilluar me kryebashkiakët e vendit, ku në fokus të diskutimit ishin turizmi dhe legalizimet.
Rama tha se pjesë e këtij sulmi janë edhe përpjekjet për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur vendin tonë, gjë që sipas kryeministrit nuk është e vërtetë.
Sipas Ramës, janë rreth 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës që nga janari deri në qershor, ose 25 % më shumë se një vit më parë.
Kreu i qeverisë tha se janë me qindra profile fallco në rrjetet sociale që përdoren për të dëmtuar turizmin shqiptar, duke thënë se ka pësuar rënie, në një kohë që sipas tij, shifrat tregojnë të kundërtën.
“Pjesë e sulmit kundër turizmit është edhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Fakti është që nga janari deri në qershor ka 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës, ose 25 % më shumë se vjet. Ndërkohë që po të shohim të tjerët, ne vjet u surprizuam pozitivisht nga prurja e italianëve. Italianët deri në qershor kanë qenë 486 mijë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734