Shqiptarët kanë shumë pak informacion mbi ‘Open Balkan’

16 Dhjetor 2021 | 20:51

Thuajse gjysma e shqiptarëve të Shqipërisë (44%) nuk kanë dëgjuar për nismën e ‘Open Balkan’, pavarësisht diskutimit të gjatë në publikun në Shqipëri dhe Kosovë.

Barometri i Euronews Albania zbuloi se qytetarët nuk kanë shumë informacion për këtë nismë, të paktën për vendet pjesmarrëse.

Shumë shqiptarë mendojnë gabimisht se Mali i Zi (90%) dhe Bosnje Hercegovina (55%) janë pjesë e nismës.

Gabimisht mendojnë edhe ata (20%) që Kosovën e dinë si pjesë të ‘Open Balkan’.

Edhe pse të paktë në numër, ka edhe qytetarë që mendojnë se Greqia (7%), Kroacia (18%), Bullgaria (16%) apo Rumania (10%) janë pjesë e nismës.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews, realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025