Shqiptarët nuk janë gati për legalizimin e kanabisit, sipas Akil Panos

13 Prill 2022 | 10:11

Pastori Akil Pano mendon se vendi ynë nuk është gati për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, pavarësisht se kryeministri Rama ka thënë se do të legalizohet.

“Mesa duket qeveria shqiptare është gati për këtë hap. Unë nuk jam gati dhe unë besoj që shqiptarët nuk duhet të jenë gati”, u shpreh Pano në një intervistë për emisionin Mirmëngjes.

Pano është skeptik për statistikat, ku 63% e njerëzve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit në sondazhin e Këshillimit Kombëtar, sipas të dhënave të dala nga qeveria. Ai thotë se janë vetëm shifra që nuk zbulojnë qëndrimin real të qytetarëve.

“Kam përshtypjen që statistikat që u komunikuan në publik si rrjedhojë e mbledhjes së pyetësorit janë numra, shifra të cilat nuk zbulojnë dhe nuk zbërthejnë qëndrimin e pjesës më të madhe të shqiptarëve. Pra, flasim për vetëm 14% të personave të cilët janë shprehur, nga të cilët 63% janë shprehur po sipas sondazhit që është bërë nga qeveria. Pra i bie që 8% e gjithë shqiptarëve po e duam legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësorë”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama ka përmendur se qytetarët mund të pyeten edhe për legalizimin e kanabisit për përdorim individual, gjë që për Panon nuk do të sillte përfitime dhe të mira për familjet shqiptare.

“Unë dua të them vetëm një fjali dhe fjalia është kjo, jo çdo gjë që sjell një përfitim familjar është më e mira e mundshme për tu ofruar qytetarëve të Shqipërisë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026