Shqiptarët s’e duan kinemanë, thotë regjisori i Bolero në vilën e pleqve
Filmi shqiptar fitues i 4 çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, “Bolero në vilën e pleqve”, po shfaqet në kinematë e vendit nga 3 shkurti.
Për këtë film, i cili ka korrur jo pak sukses, regjisori Spartak Pecani deklaron se ka bërë bujë jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka interes të madh për të.
“Kam përshtypjen që nuk duam shumë filmin shqiptar. Këto filma do mbeten, kanë një histori këto. Nuk ka kritikë por nuk ka dhe kinema. Nëpër rrethe nuk ka kinema. Nuk është e trishtueshme që gjithë puna e aktorëve të shuhet? Nuk e duan kinemanë, kam arritur në këtë pikë”, u shpreh regjisori për ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania.
Filmi flet për dy të moshuar, të luajtur nga Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa-, që i kalojnë vitet e pleqërisë në vetminë e një vile.
Ata shkëmbejnë letra dashurie me njëri-tjetrin, nga kati i dytë në kat të parë, në pamundësinë fizike për t’u takuar.
Ata kanë 3 fëmijë, të cilët nuk jetojnë në vilë. I biri u dërgon një vajzë për t’u kujdesur për ta. Vajza shërbëtore është lezbike dhe ky fakt lind ngjarje që kanë në qendër atë dhe fëmijët e të moshuarve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës