Shqiptarët të bashkuar apo të përçarë? Analisti: Ç’do të ndodhë në zgjedhjet në RMV

5 Dhjetor 2023 | 11:47

Analisti Albert Musliu komentoi në një intervistë për Euronews Albania zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij fakti që shqiptarët kanë marrë role drejtuese në qeverinë e RMV-së, duke përfshirë këtu kryeministrin, kryetarin e parlamentit dhe gjysmën e qeverisë, është si rezultat i një procesi që ka nisur që prej vitit 1990 me pavarësimin e Maqedonisë.

“Fronti Europian Qeveritar mund të shkojë në lista të përbashkëta dhe me LSDM-në, e cila në modelin zgjedhor në Maqedoni ku kemi 6 njësi zgjedhore, sigurisht që mund të ketë efekt plus dhe minus 6 sepse kemi 6 njësi zgjedhore ku një margjinë e vogël mund t’ju sjellë ose t’ju humbë deputetë në këto njësi zgjedhore, domethënë mund të ketë një efekt shumë pozitiv edhe gjatë numërimit të votave, por mendoj se është ende shpejt. Në javët e ardhshme do ta kemi më të qartë nëse do të shkojnë të gjitha subjektet politike të cilat janë në qeveri me një listë të përbashkët dhe nga ana tjetër do të kenë me një listë opozitën shqiptare dhe me një listë tjetër opozitën maqedonase. Nuk mendoj se është e mundur që opozita shqiptare me atë maqedonase në këto zgjedhje të shkojnë bashkë, ndërsa partitë qeveritare shqiptare me LSDM-në, akoma nuk është mbyllur ajo mundësi që mund të shkojnë edhe bashkë në zgjedhje,” – u shpreh Musliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026