Zgjedhjet në Serbi, Analisti: Vuçiç do vjedhë vota, do shpërthejnë protestat masive
Analisti Fatmir Sheholli ka parashikuar protesta masive pas zgjedhjeve në Serbi, që do të çojnë në rrëzimin e presidentit aktual Aleksandër Vuçiç nga pushteti.
Përmes një lidhjeje për Euronews Albania, ku tha se në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti pritet që të ketë vjedhje masive të votave nga ana e Vuçiç, pasi sipas tij, kjo është e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet.
Ai tha gjithashtu se situate e krimit dhe vrasjeve në Serbi është shumë e rënduar, gjë që do të ndikojë në ndezjen e revolucionit.
“Ka shumë arsye pse kërkojnë ta përmbysin pushtetin e Vuçiçit. Në vitin 2000 askush s’ka menduar se mund të rrëzohet një njeri si krimineli Milloshevi֛ç, mirëpo ka ndodhur, me një revolucion të jashtëzakonshëm. Vuçiç është në pushtet tash e 11 vite.
Nga opozitarët që në Serbi zyra jonë në Beograd ka kontakte, na kanë treguar në bazë të hulumtimeve, se kësaj radhe në sondazhe Vuçiç nuk ka qëndruar ashtu si ka qëndruar më herët. Sepse është shkalla e korrupsionit të shtuar ën nivele të larta, shkalla e krimit dhe vrasjes së njërëzve.
Nëse keni dëgjuar për rastin Belligu, që është me një grup duke vijuar gjykimin ndaj tij dhe ai thirret në emër të partisë të Vuçiçit dhe mos të tregoj të gjitha ngjarjet në Serbi… Vuçiç do të kërkojë të vjedhë jashtëzakonisht vota. Do ta shihni që më pas në Beograd do të lindë revolucion për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti”, tha Sheholli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”