Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram!
Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani i cilëson ndërhyrje në punët e brendshme deklaratat për bombë bërthamore dhe shkelje të sovranitetit sulmin e SHBA.
Ai tregoi se lideri suprem i Iranit ka deklaruar se bomba atomike është e ndaluar (haram) sipas një verdikti fetar dhe Irani nuk ka ndërmend ta zhvillojë atë.
“Ndërhyrja që po bën SHBA dhe Perëndimi në çështjet e brendshme të Iranit shihet në mënyrë shumë negative në vend. Të gjithë ata që kanë bërë ato deklarata nuk janë askush që të vendosin se çfarë duhet të bëjë populli iranian apo shteti iranian në vendin e tij. Është njëlloj sikur Serbia apo Greqia të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe t’i thotë që ti s’ke të drejtë të marrësh dronë apo të ndërtosh fabrika sepse ndihen ata të kërcënuar. Ndërkohë që armiku i përbetuar i Iranit, Izraeli që financon për rrëzimin e regjimit në Iran e posedon bombën atomike dhe kjo i jep të drejtë Iranit që ta ketë. Por lideri suprem i Iranit ka dhënë fetwa që bomba atomike është haram, sipas një verdikti fetar dhe nuk synon ta ndërtojë dhe të gjitha deklaratat janë absurde, sulmet janë shkelje e sovranitetit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së