Shqiptari rrëfen dramën: Si emigrova në Itali me fuçi, tmerri në mes të detit
Genc Rexhepaj, një emigrant shqiptar i cili aktualisht jeton në Gjermani, ka rrëfyer dramën e tij, se si emigroi në vitin 1991 drejt Italisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Rexhepaj u shpreh se ishin 9 persona, të cilët përdorën një fuqi për të dalë në bregdetin e Italisë.
“Historia ime është në fillim të vitit 1991. U nisëm pa një busull, me disa shpenzime, me disa gjëra për të ngrënë, që ato duheshin sa për një ditë, se nuk e mendonim se do rrinim me ditë të tëra në det. Ne na mbaroi uji, na mbaroi buka dhe u jepnim lopatave 24 orë papushim se ndërroheshim njëri me tjetrin.
Ishim 9 veta, 5 veta ishin pushim dhe 4 u jepnin velave. Na mbaroi uji, na mbaroi buka, u lodhëm duke ecur papushim për 3 netë. 5 veta nga këta u dorëzuan, nuk kishim si të orientoheshim. Arritëm dhe rastistëm një varkë, kishim arritur afër Italisë. Na ndihmuan ata, ishin 6 milje afër Italisë, na dërguan buzë detit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Lokale me hashash’, Aliaj debat me Llabanin: Shqiptarët me Lamborgini nëpër Londër
- Gazetarja zbërthen skemën: Si ikin shqiptarët në Angli
- “Kërkoi të flasë shqip”, zbulohen detaje rreth të mbijetuarit në gomone
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit