English

Shqiptari zbulon si e ‘mashtroi’ sistemin britanik të emigracionit për vetëm €4,000

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“EKSKLUZIVE: Shqiptari zbulon sa e lehtë ishte t’ia ‘hidhje’ sistemit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe se si i mashtroi oficerët e pafat të emigracionit që e lejuan të qëndronte”.

- Advertisement -

Kështu nis artikulli i radhës nga tabloidi britanik Daily Mail, rreth shqiptarëve që shkojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Geri Bucr, 25 vjeç ka dhënë detaje të hollësishme rreth pengesave që ai duket se i kaloi me sukses për të hyrë në Angli, duke fituar të drejtën e qëndrimit për 3 vite, përpara se ai të dëbohej – por vetëm për fajin e tij, pasi pranon se u ngatërrua me ‘njerëzit e gabuar’.

Një ‘emigrant ekonomik’ – kjo është kategoria e saktë për shumicën e atyre që nisen për Angli nga Shqipëria por pretendim i tyre sapo shkelin në tokë angleze është krejt i ndryshëm.

Në shumicën e rasteve, djemtë ose burrat shqiptarë që mbërrijnë në Britani me gomone ose kamion, pretendojnë se janë viktima të ‘skllavërisë moderne’ – që do të thotë se ata janë rrëmbyer në Shqipëri ose vende të tjera të Europës nga banda kriminale, përpara se të silleshin në Britani jashtë dëshirës së tyre, në mënyrë që të shfrytëzohen për punë nga po të njëjtat banda.

Edhe pse në raste të caktuara kjo mund të jetë e vërtetë, mendohet se kjo metodë e cila bën të mundur që 90% e aplikantëve ta fitojnë të drejtën e qëndrimit dhe shqyrtimit të mëtejshëm për azil, është kthyer në mënyrën më të thjeshtë për t’u pranuar në kufi – kjo pasi, Shqipëria prej kohësh nuk konsiderohet më një vend i rrezikshëm (i prekur nga lufta apo konflikti) ndaj probabiliteti i pranimit të kërkesës për azil për këto arsye, prej kohësh kishte nisur të binte në mënyrë të konsiderueshme.

Ndaj edhe, ‘mendjet gjeniale’ të trafikantëve njerëzorë apo edhe vetë emigrantëve që duan medoemos të largohen nga vendi i tyre për të punuar në Angli, kanë gjetur një mënyrë thuajse perfekte për të ‘mashtruar sistemin anglez’ me anë të kësaj klauzole në kushtetutën britanike që parashikon mbrojtjen e refugjatëve që pretendojnë se janë viktima të ‘skllavërisë moderne’.

Shumë shqiptarë e kanë ndjekur këtë rrugë, por jo Geri.

Ja cila është historia e tij.

Pjesë nga intervista e tij me DailyMail:

Një emigrant ekonomik shqiptar ka treguar se sa lehtë ishte të luante me sistemin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar me anë të gënjeshtrave të vrazhda – si dhe të fitonte lejen për të jetuar atje ligjërisht për tre vjet.

Geri Bucr, na zbuloi se si ai ‘u fut në vend’ duke përdorur një pasaportë italiane – edhe pse nuk e fliste gjuhën – më pas u tha zyrtarëve britanikë të emigracionit se jeta e tij ishte në rrezik pasi ishte viktimë e një ‘gjakmarrje’ e cila do ta vinte atë në rrezik të menjëhershëm në momentin e parë që kthehej në shtëpi.

Dhe kaq thjesht, Gerit iu dha leja për të qëndruar ndërkohë që historia e tij e sajuar po hetohej. Ai arriti të qëndrojë në Britaninë e Madhe, ku ai mundi të gjente punë duke u paguar dhjetëfishin e asaj që mund të bënte në vendin e tij.

Tani në qytetin qendror shqiptar të Burrelit, ku u rrit, Geri po punon në një restorant lokal, i cili është i popullarizuar mes të rinjve që planifikojnë të udhëtojnë ilegalisht për në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke shkëmbyer videot më të fundit të Tik Tok, të cilat zbulojnë rrugët më të mira nga brigjet franceze për në Britani, miqtë e tij janë të prirur të dëgjojnë se si ai arriti të hynte në vend dhe të fitonte 150 paund në ditë ose më shumë duke punuar në restorante dhe kantiere ndërtimi.

Si një vend kandidat për Bashkimin Evropian, shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë në të gjithë kontinentin drejt Francës veriore pa asnjë kufizim vizash dhe pasi të dalin nga vendi, shumë prej tyre nisen drejt portit të Manshit të Dunkirk për të hipur në një varkë ose gomone të vogël me destinacion Britaninë.

Por Geri i tha DailyMail se udhëtimi i tij ishte shumë më i thjeshtë dhe më i shpejtë pasi arriti të thoshte një varg gënjeshtrash dhe t’u paguante 4000 euro një bande për të marrë një pasaportë italiane e cila i mundësoi atij të fluturonte drejt e në Britani.
Geri tha: “Kam marrë hua disa para për të blerë pasaportën italiane, e cila ishte origjinale dhe kishte të gjitha detajet biometrike dhe e mora në Milano. Është e lehtë për shqiptarët të hyjnë në Itali, kështu që nuk ishte problem. Ajo që nuk doja të bëja ishte të fluturoja nga Milano për në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm në rast se një nga djemtë e pasaportave do më bënte pyetje dhe unë nuk flas italisht, kështu që udhëtova për në Kroaci dhe fluturova direkt e për në Londër.”

Pas marrjes së dokumentit Bucr shpjegoi: ‘E dija që njerëzit po përdornin kamionë dhe varkat sapo kishin filluar të ishin rruga e re, por ato ishin të shtrenjta dhe janë gjithashtu të rrezikshme kështu që rruga ime ishte më e lirë dhe më e sigurt.

“Sapo arrita në Londër u thashë zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar se jeta ime ishte në rrezik dhe isha viktimë e një grindjeje, me njerëz që po përpiqeshin të më vrisnin. Ishte thjesht gënjeshtër dhe më lanë brenda për tre vjet. “Kam përdorur pasaportën false italiane për të hyrë në vend dhe më pas kam kërkuar azil në emrin tim.

“Kam jetuar në Ealing Broadway dhe kam bërë punë atje në disa restorante dhe kantiere ndërtimi, kalova mirë dhe fitoja para të mira. Në Britani merrja 150 £ në ditë, ndërsa nëse do të qëndroja në Burrel do të isha me fat të fitoja 15 £ në ditë dhe kjo do të ishte nëse do të gjeja një punë”.

Ai është i kujdesshëm për mënyrën se si jeta e tij fitimprurëse në Londër mori fund, por besohet se mund të ketë ardhur pasi emri i tij u kthye në vëmendjen e autoriteteve të emigracionit kur u përfshi në botën e krimit.

Besohet se ai më pas u deportua për shkak të kësaj përpara se të merrej ndonjë vendim përfundimtar nëse do t’i jepej statusi i refugjatit në bazë të historisë së tij të rreme.

Gjithçka që Bucr do të thotë për këtë temë është se ai “bëri gabim duke u ngatërruar me njerëzit e gabuar”.

Ai vazhdoi: “Bëra disa gjëra që nuk duhet t’i bëja, kështu që u deportova përsëri në Shqipëri. Tani jam kthyer këtu dhe të paktën kam arritur të gjej një punë, por paratë nuk janë aspak si në Britani. Tani më kanë ndaluar të hyj në Britani për 10 vjet dhe nëse përpiqem të kthehem, gjë që është joshëse, por nëse më kapin mund të shkoj në burg për 2 vjet, kështu që duhet të mendoj shumë për këtë”.

Fillimisht kur filloi kriza e migrimit të paligjshëm nga Shqipëria ishin kamionët që ishin metoda e preferuar edhe pse çmimi i kërkuar ishte 20,000 £, por tani me varkat e vogla që kushtojnë vetëm 3,000 £ ka pasur një rritje të lartë të numrit të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, që tashmë përbëjnë rreth ¼ e atyre që hyjnë në Britani nga Kanali i La Manshit.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar zbuluan muajin e kaluar se 12,000 shqiptarë kishin hyrë ilegalisht në vend deri tani, këtë vit dhe MailOnline ka vërtetuar se rreth 2,000 kanë ardhur nga Burreli dhe rajoni i varfër përreth Matit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×