Shqiptari vret gruan dhe i vë flakën banesës në Zvicër, humb jetën në vendngjarje

12 Prill 2025 | 11:35

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një 42-vjeçar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka humbur jetën pasi i vuri flakën banesës ku ndodhej.

Sipas autoriteteve zvicerane, i dyshuari Ramiz Berisha, me origjinë nga komuna e Malishevës, ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në banesën e tyre në fshatin Epagny. Menjëherë pas këtij akti të rëndë, ai ka ndezur zjarrin në shtëpi, ku më pas është gjetur pa shenja jete nga ekipet e zjarrfikësve.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten, për të cilën kjo e fundit kishte ngritur më herët padi për dhunë në familje. Ramiz Berisha sapo kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim të mëparshëm lidhur me të njëjtën çështje, vetëm pak kohë përpara se të ndodhte ngjarja.

Çifti kishte katër fëmijë të mitur, të cilët, fatmirësisht, nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit.

Hetimet paraprake sugjerojnë se përveç armës së zjarrit, Berisha mund të ketë përdorur edhe një granatë.

Policia kantonale dhe prokuroria zvicerane kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të kësaj tragjedie. Trupat e viktimave janë dërguar për autopsi, ndërkohë që shërbimet sociale po merren me kujdesin e fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026