“Shqiptarja dashurohet me serbin”- Historia e “Romeos & Zhuljetës” vjen në Rehovë
Fshati i njohur turistik Rehova kthehet në shesh xhirimi për regjisoren italiane Guilia Grandinetti.
Subjekt i filmit është një marrëdhënie e krijuar mes një shtetasi serb dhe vajze shqiptare, marrëdhënie që përfundon në altar.
Rehova u zgjodh krejt rastësisht prej regjisores italiane, përpara 5 vitesh.
“E zgjodha Rehovën para 5 vitesh kur kërkoja vendin e duhur për këtë histori, në fakt makina u prish. Fjeta në Ersekë dhe kur u zgjova pashë gjithçka këtu, kuptova që ishte vendi ideal për filmin tim. Filmi flet për historinë e një vajze shqiptare që bie në dashuri me një djalë serb, bashkoj Shqipërine dhe Serbinë në një farë kuptimi. Historia vjen si Romeo dhe Zhuljeta por ka një fund të lumtur, flet për patriarkatin, nacionalitetin, feminilitetin dhe pavarësinë e femrës”, tha regjisorja Guilia Grandinetti.
Regjisorja ka zgjedhur një vajzë italiane që do të luajë personazhin e vajzës shqiptare. Aktorja kryesore Caterina Bagnulo tregon se për të ishte e lehtë përshtatja me kulturën shqiptare, për shkak të ngjashmërisë midis popullit italian e atij shqiptar
“Është një eksperiencë e veçantë, nuk kisha qenë ndonjëherë në Shqipëri. Italianët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm, u përshtata lehtë, është një histori delikate por e fortë. Është një histori universale, jo vetëm midis dy popujve dhe kjo më bëri të pranoj të isha pjesë e këtij filmi”, tha aktorja Caterina Bagnulo.
Në rolin e babait të vajzës është zgjedhur një kolonjar, me profesion arkitekt por që e ka bindur kastin e aktorëve se karakteri i tij rri mirë si i babit shqiptar patriarkal.
“Është emocion i veçantë që ta vesh veten në atë pozicion që nuk ke qene. Në zonën tonë nuk është përjetuar aq thellë urrejtja d, por ky është emocion i veçantë duke ditur marrëdhëniet që kemi, është tabu të japësh vajzën diku ku ka urrejtje, e vështire ta pranosh”, tha aktori Julian Jashari.
Xhirimet do të zgjasin për më shumë se 30 ditë e do të jenë të përqëndruar në fshatin Rehovë si dhe në qytetin e Ersekës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë