“Shtatë ngjyrat” e 7 artistëve, veprat e piktorëve me origjinë greke vijnë në Tiranë
Veprat e përzgjedhura të piktorëve shqiptarë me origjinë greke, u paraqitën në ekspozitën “Shtatë ngjyrat”, e cila u organizua nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, në kuadër të Javës se Kulturës Greke.
Kjo ekspozitë ofron 7 qasje ndaj artit, 7 mënyra për ta parë botën me sytë e Edmond Gjikopulli, Edmond Papathimiu, Genci Ruci, Ilir Paço, Jerasimo Ruci, Jorgji Gjikopulli dhe Qirjako Meniko, që jetojmë dhe krijojnë në Shqipëri dhe Greqi.
Imazhet, linjat dhe ngjyrat, drita dhe hija, siç transferohen në kavaletë dhe letër përbëjnë thelbin e një përvoje të përbashkët që përcjellë mesazhe universale, përvojën e përbashkët të qenies njerëzore.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin, ishin vetë piktorët, zyrtarë dhe artistë të ndryshëm.
Me bindjen se kultura bashkon dy fqinjët dhe forcon lidhjet e tyre ekzistuese, kjo ekspozitë realizohet për të tretin vit radhazi dhe do të zgjasë deri më 29 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë