“Shteti, me oligarkët”-Marka: S’bëhet me punëtorin që bie nga skela! Duhen sindikata

1 Maj 2024 | 21:59

Pedagogu dhe aktivisti i ‘Lëvizjes Bashkë’, Jani Marka, është shprehur se gjatë këtij 1 maji ka pasur më shumë persona që kanë dalë në protestë.

Komentet Marka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se punëtorët në Shqipëri kanë nevojë për organizim sindikal, në mënyrë që të kenë mbrojtje ndaj pronarëve.

Ai tha gjithashtu se shteti shqiptar duhet të mbështeste më të dobëtin, por sipas tij, këtu ndodh e kundërta dhe shteti bëhet me oligarkët.

“Grupimi jonë që 12 vite më parë kur është themeluar, ka çështjen e punës në qendër të veprimtarisë së vetë. Pasi është e rëndësishme për çdo njeri, të gjithë jetojnë përmes punës, përjashto ndonjë parazit. 1 Maji është ditë simbolike e punëtorëve. Nuk është rasti të bëjmë një protestë specifike apo sektoriale.

Aktivistët tanë kanë qenë edhe te Ministria e Arsimit, edhe te Kryeministria. Vlen për t’u theksuar se është pak i veçantë ky vit. Ky 1 Maj ishte më i larmishëm, kishte më shumë zëra që ishin në shesh, që është diçka normale. Të shpresojmë që vitin tjetër të shumëfishohet numri i njerëzve që zbresin në rrugë.

Punëtorët kanë nevojë për organizimin sindikal. Kjo marrëdhënie është shumë e pabarabartë. Shteti duhet të merrte rolin dhe të mbështeste më të dobëtin. Shteti jonë është me oligarkun që ndërton kulla dhe jo me punëtorin që bie nga skela”, tha Marka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje drejtpërdrejtë nga samiti i NATO-s në Ankara. Gjatë fjalës së tij, gazetari theksoi se presidenti i...
14:18 | 07/07/2026

Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të...
14:02 | 07/07/2026

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije...
13:52 | 07/07/2026