Shtohen paratë që sjellin emigrantët
Banka e Shqipërisë raporton se në 3 muajt e parë të vitit të ardhurat nga emigrantët shënuan nivelin më të lartë që nga viti 2008. Sipas këtij institucioni në 3 muajt e parë të këtij viti emigrantët dërguan në shtëpi 214 milionë euro.
Të ardhurat dytësore u vlerësuan në 271 milionë euro. Rreth 79% e të ardhurave dytësore përfaqësohet nga “të ardhurat nga emigrantët”. Prurjet valutore të emigrantëve shënuan rreth 214 milionë euro, në rritje vjetore (16%). Gjatë periudhës është vërejtur rritje jo vetëm e kanaleve formale (sistem bankar), por edhe e prurjeve në cash.
Fluksi hyrës neto i llogarisë financiare (pa përfshirë mjetet e rezervës) shënoi 148 milionë euro krahasimisht me 183 milionë euro të regjistruara në të njëjtën periudhë në 2022.
Gjatë tremujorit të parë 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve (në masën 21%), ndërmjetësimit financiar (në masën 14%), pasuri të paluajtshme (në masën 14%), si dhe energjitikës (në masën 12%). Në të njëjtën kohë, zotërimet tona jashtë – mjetet financiare në formën e investimeve direkte jashtë u zgjeruan me 45 milionë euro, ose 13 milionë euro më shumë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë.
Gjatë tremujorit të parë 2023, transaksionet korrente u zgjeruan me rreth 18% në terma vjetore, në një nivel prej rreth 4,424 milionë euro. Deficiti i llogarisë korrente vlerësohet në 135 milionë euro, në përmirësim me rreth 46% në terma vjetore. Përmirësimi i deficitit korrent në masë të konsiderueshme u diktua nga zgjerimi i suficitit tregtar në shërbime dhe zgjerimi i balancës pozitive të të ardhurave dytësore, faktorë të cilët kompensuan zgjerimin e balancës negative.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret