Shtohet frika për luftë, baza e re detare ruse në Detin e Zi alarmon Gjeorgjinë
Në fillim të nëntorit, 50 deputetë të opozitës gjeorgjiane iu drejtuan NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar kundër planit të Rusisë për të krijuar një bazë të përhershme detare në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë.
Planet e Kremlinit kanë rritur frikën se baza mund të tërheqë Gjeorgjinë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të dëmtojë planet e Tbilisit për një port në Detin e Zi.
“Ne dënojmë njëzëri dhe me vendosmëri okupimin, militarizimin dhe veprimet e tjera të Rusisë që synojnë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Gjeorgjisë, shprehje e re e të cilave është hapja e një baze të përhershme detare ruse në portin Ochamchire”, thuhet në deklaratën e deputetëve.
Javë më parë, udhëheqësi de fakto i Abkhazisë, Aslan Bzhania, kishte konfirmuar se kishte nënshkruar një marrëveshje me Kremlinin për një bazë të përhershme detare në portin e Detit të Zi të Ochamchire .
Abkhazia njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Gjeorgjisë , por ajo ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe separatiste që nga vitet 1990.
Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë e ka dënuar planin e Rusisë si “një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë”, megjithëse autoritetet në Tbilisi e kanë minimizuar rëndësinë e bazës së përhershme detare, duke e përshkruar atë si një kërcënim të afërt.
“Edhe nëse fillojnë ndërtimin e bazës në Ochamchire, do t’u duhen të paktën tre vjet,” tha për BBC Nikoloz Samkharadze, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Gjeorgjisë.
“Ne jemi të përqendruar në kërcënimet e afërta dhe jo në kërcënimet që mund të vijnë në të ardhmen”, tha ai.
Ai thotë se qeveria është më e përqendruar tek qytetarët gjeorgjianë që vriten ose kidnapohen nga forcat ruse pranë vijës së okupimit që ndan Gjeorgjinë nga territoret e saj të shkëputura të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
LEXONI GJITHASHTU:
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale