Shtohet numri i fëmijëve me probleme në zemër, shkak pijet energjike

27 Maj 2025 | 17:19

Mjekët kardiopediatër japin alarmin se numri i fëmijëve me probleme kardiake si pasojë e konsumimit të pijeve energjike po rritet çdo ditë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se ndërsa rritet numri i konsultave, nuk mungojnë as rastet e shtrimeve në spital.

“Shohim se është rritur numri dhe është ulur mosha e përdorimit të pijeve energjike. I shohim fëmijët që nga mosha 9–10 vjeç dhe, për më tepër, kemi raste të shtruara në spital si pasojë e dëmeve që këto pije shkaktojnë,” – deklaron mjekja Kuneshka.

Sipas saj, pijet energjike janë të ndaluara për fëmijët dhe adoleshentët, pasi ndikimet negative në shëndet janë të shumta dhe serioze.

“Këto pije përmbajnë përqindje të lartë kafeine, më shumë se kafeja, dhe kjo çon në ankth, çrregullime të gjumit, nervozizëm. Së dyti, kanë shumë sheqer, çka nxit obezitetin, prishjen e dhëmbëve dhe shton rrezikun për diabet të tipit 2. Së treti, fëmijët paraqiten me probleme në zemër dhe tru: takikardi, rrahje të shpejta zemre, dhimbje gjoksi, dhe në disa raste janë regjistruar edhe kriza epileptike,” – thotë mjekja Kuneshka.

Ajo shton se shumë nga këto pasoja shëndetësore instalohen që në fëmijëri dhe lënë gjurmë për gjithë jetën ndërsa apeli i saj për prindërit është i qartë:

“Të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i ndërgjegjësojnë për dëmet që pijet energjike shkaktojnë në shëndetin e tyre”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026