Shtrenjtohet kredia, rriten edhe interesat e borxhit qeveritar

30 Qershor 2022 | 15:50

Rritja e çmimeve ka shënuar edhe fundin e epokës të interesave bankare të uëlta.

Sipas të statistikave të fundit të Shoqatës së Bankave, normat e interesit të kredive janë rritur në muajin prill dhe maj.

Interesi për kreditë në lekë për blerjen e shtëpive arriti në 3.7% në fund të majit, ndërsa interesat në euro 3.9%.

Kjo është hera e parë që interesi në euro për individët që blejnë shtëpi, kalon interesin në lekë.

Mesatarisht norma e interesit për këtë segment është rritur me 0.4 pikë përqindje.

Edhe për sektorin privat interesi i kredisë është rritur.

Kredia më e shtrenjtë është ajo për hapjen e një biznesi të ri. Norma mesatare e interesave bankare në fund të majit arriti në 10 % nga 7% që ishte një vit më parë.

Në tregun e brendshëm qeveria e ka blerë më shtrenjtë borxhin këtë periudhë. Interesi i bonove të thesarit në ankandin e fundit shkoi në 2.5% nga 1.4% që ishte një vit më parë.

Në fund të marsit Banka e Shqipërisë rriti me 0.5% normën bazë të interesit për lekun, si masë për frenimin e rritjes së inflacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026

300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët

Qeveria ka hapur 300 kuota të reja për kredi të buta, duke u dhënë mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre me...
18:19 | 09/07/2026