Shtyhet gjyqi për PD, Gazment Bardhi depoziton kërkesë për përjashtimin e gjyqtares
Seanca e parashkikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Apelit u shty për të 5-tën herë, duke caktuar si datë të ardhshme 17 janarin e vitit tjetër, lidhur me ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e këtyre dy kuvendeve të regjistrohen bashkë.
Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.
Kjo, pasi sipas avokatit Rezart Kthupi, nga PD e ka vlerësuar si paragjykim faktin që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë në mënyrë përfundimtare sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.
Në rastin më të mirë për grupin e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.
Në gjykatën e apelit nga grupi i Enkelejd Alibeajt ka edhe një tjetër cëshje, sic është ankimimi ndaj vendimit të gkyqtarit Agron Zhukri I cili ka njohur statutin e dalë nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit. Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi 18 dhjetorit.
LEXONI GJITHASHTU
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)