Shtyhet me 24 orë ardhja e dozave të vaksinës “Pfizer”

1 Mars 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se 15210 dozat e vaksinës “Pfizer” nuk do të mbërrijnë sot siç ishte parashikuar, por të martën. Sipas Ministrisë, ka qenë vetë kompania ajo që ka konfirmuar këtë vonesë.

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”, thekson ministria. 

Procesi i vaksinimit në Shqipëri aktualisht është përqendruar tek bluzat e bardha dhe tek të moshuarit mbi 80 vjeç. Qarku më i prekur në vend është Tirana, e cila kryeson listën si për rastet pozitive ashtu dhe për numrin e viktimave nga Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri numërohen zyrtarisht 1 796 humbje jete, ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë përsëritur vazhdimisht apelin drejtuar qytetarëve, ku u kërkojnë të respektojnë me korrektësi masat anti-covid.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026

Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore për shkelje të rregullores gjatë tre provimeve të zhvilluara deri më tani. Sipas Ministrisë së...
20:49 | 22/06/2026

Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet

Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në shërbimin e fizioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Krahas shërbimit për pacientët e shtruar në spital që kanë nevojë për rehabilitim,...
20:39 | 22/06/2026