Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

12 Nëntor 2025 | 12:54

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në datën 17 nëntor. Në seancën e sotme ka lexuar parashtrimet vetëm prokurori Altin Dumani duke kërkuar kalimin e çështjes për gjykim ndërsa në seancën e radhës do të jenë konkluzionet e mbrojtës.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë. Ai u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka marrë përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026