Shtyhet senca për dëshminë e Nuredin Dumanit

13 Qershor 2023 | 10:24

Shtyhet senca për dëshminë e Nuredin Dumanit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se arsyeja e shtyrjes është se Prokuroria ka siguruar prova të reja mbi disa ngjarje për të cilat dyshohet se është i përfshirë edhe Dumani.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle. Dumani, javë më parë, ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Ky i fundit ndodhet prapa hekurave i akuzuar për vrasje, mirëpo pas dëshmisë së Dumanit janë zbuluar implikime të tjera të tij. Dumani ka treguar detaje mbi një porosi vrasje. Sipas tij, një bos krimi i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.

Sa i takon Dumanit, ai u arrestua pak kohë më parë në Fier, fill pas atentatit të dështuar ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026