Shtyhet sërish me kërkesë të SPAK gjyqi i Fatmir Mediut
Gjyqi i Fatmir Mediut është shtyrë sërish me kërkesë të SPAK për datën 7 korrik.
SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.
Avokati Dorjan Matlija, do të përfaqësojë 109 persona të familjeve të viktimave dhe të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit.
Në seancën e sotme u paraqitën dhe familjarë të tjerë krahas Zamira dhe Feruzan Durdës që paraqiten rregullisht në çdo seancë. E pranishme ishte dhe Afërdita Canga e cila ka humbur bashkëshortin në tragjedinë e 15 marsit 2008.
Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK pritet që të shpallë pretencën.
Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)