Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur mes vete gjatë seancës plenare të 25 nëntorit.
Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit, as nuk ishte e qartë se si nisi incidenti.
Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.
Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë.
Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaqi refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.
Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad.
Incidentet në Parlament nisën në momentin kur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe ministrat e Qeverisë serbe hynë në sallën plenare.
Deputetët opozitarë ngritën pankarta ku shkruhej “Korrupsioni vret” dhe “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.
Ata gjithashtu shpalosën një pankartë me figurën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku duart e tij ishin me ngjyrë të kuqe.
Deputetët e pushtetit u përgjigjën duke ngritur fletë ku shkruhej “Llum i verdhë, korrupsioni dhe hajnia janë emri juaj i mesëm”.
Një pjesë e deputetëve opozitarë më pas u përpoqën të afrohen te ministrat.
Incidenti ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.
Në galeri, deputetët e pushtetit shpalosën një pankartë me shkrimin “Llumi i verdhë do luftë, Serbia do punë”. Po ashtu pati përleshje me deputetët e opozitës, të cilët tentuan të hiqnin pankartën.
Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, u ndërpre nga opozita, të cilët krijuan zhurmë përmes pipave dhe vuvuzellave, teksa deputetët opozitarë mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë