Shuhen 22 vatra zjarri në vend, vazhdojnë të digjen 3 zona
Në 24 orët e fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat janë fikur 22 të tilla.
Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se për momentin ka zjarre në Durrës, Kurbin e Gramsh.
Në Tiranë është ulur numri i zjarreve për këtë sezon veror por problem mbetet zbulimi i piromanëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj kërkon që punonjësit e administratës të bëhen pjesë e aksioneve për shuarjen e flakëve, aty nuk kanë mundësi.
Tre ditë më parë u raportuan 34 vatra zjarri, prej të cilave 22 të shuara brenda 24 orëve. Në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut