“Shumë më potente”- Mjekja në SHBA: Vaksina ‘ndryshe’ për të përballuar gripin

10 Janar 2024 | 22:45

Mjekja epidemiologe shqiptare në SHBA, Rubina Muzina, është shprehur se atje personat mbi 65 vjeç dhe grupet vunerabël përdorin një vaksinë 4 valente për gripin, që sipas saj është shumë më potente.

Komentet Muzina i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vaksinat anti-grip nuk duhet të bëhen te foshnjat nën 6 muajshe.

Ajo tha gjithashtu se vaksinimi i popullsisë vërtet nuk parandalon infeksionin, por parandalon rastet e rënda dhe mbingarkimin e spitaleve.

“Kemi një nivel të lartë të të treja komplikacioneve. Sigurisht janë disa skema survejance dhe parandalimi që na tregojnë se ku jemi. Teksasi vetëm është 30 milionë banorë. E dyta është edhe sistemi i vaksinimit. Këtu rekomandohet çdo fëmijë mbi 6 muaj e sipër.

Nën gjashtë muaj ka vaksinë nëna që e mbron fëmijën. Për burrat që janë 65 vjeç ka vaksinë gripi 4 valente, diçka tepër më potente se vaksina normale.

E gjithë popullsia mund ta marrë. Pra duke siguruar një akses më të shpejtë e më të gjerë të vaksinimit. Vaksina nuk parandalon infeksionin, por parandalon rastet e rënda, parandalon mbingarkesën e Urgjencës, të spitaleve. Të mos e relativizomë gripin dhe temperaturën”, tha Muzina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026