Skadojnë vaksinat anti-covid, ISHP letër Qendrave Shëndetësore
Janë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët kanë hartuar një shkresë që prej marsit të këtij vitit, për të vënë në dijeni qendrat shëndetësore në lidhje me vaksinat që skadojnë dhe nuk duhen përdorur në popullatë.
Bazuar në shkresën zyrtare që e disponojnë të gjitha qendrat shëndetësore, të siguruar dhe nga Euronews Albania, vihet në dukje se një lot i vaksinave Pfizer ka skaduar që në korrik të 2023, ndërsa një tjetër lot skadon përgjatë muajit dhjetor.
Po ashtu edhe vaksinat Pfizer të miratuar për injektim tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç kanë skaduar tashmë në fund të tetorit.
Ekspertët nuk bëjnë me dije se sa është numri i vaksinave të skaduara, si pasojë e mos injektimit të saj në popullatë.
Prej më shumë se 6 muajsh, aplikimet e vaksinës anticovid kanë rënë thuajse 0.
Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka apeluar vazhdimisht për imunizim me anë të vaksinës për sezonin vjeshtë dimër 2024, sërish popullata shqiptare nuk ka shfaqur interes për tu vaksinuar.
E kundërta ka ndodhur me vaksinat e gripit, ku në 3 muaj thuajse janë injektuar të gjitha dozat e marra nga qeveria shqiptare.
Sa i takon vaksinave anticovid, vendi ynë siguroi 1,114,000 doza vaksinë, duke parapaguar 3.9 milion dollar në vitin 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë