Aplikohen 140.000 vaksina, Tomini: Gripi dhe COVID do të jenë në bashkëqarkullim

16 Nëntor 2023 | 18:22

Interesi për vaksinën e gripit këtë vit ka qenë tejet i lartë nga grupet e riskut. Në vetëm një muaj 140 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit stinor në të gjithë vendin.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se vaksina e gripit dhe COVID duhet te aplikohen njëkohësisht.

“Kemi një ecuri shumë të mirë të kryerjes së vaksinave në çdo qendër shëndetësore. Pavarësisht se kemi hyrë në sezonin vjeshtë dimër vaksina mund të kryhet në çdo moment, dhe ndërkohë krijon një mbrojte shumë të mirë ku ne evitojmë format e rënda të sëmundjes, evitojmë vdekjet,” – u shpreh Tomini.

Në vendin tonë nuk është izoluar ende gripi, por vetëm koronavirusi.

“Jemi në muajin nëntor kemi një situatë epidemiologjike që ka përvijuar e qetë. Kemi një incidencë të qetë, kemi një numër rastesh të ulur që shkojnë rreth 170-220 raste të konfirmuara në javë. Jemi herët për të gjykuar për vazhdimin e vjeshtë dimrit më pas, pasi parashikohet bashkëqarkullim i virozave të tjera respiratore. S’kemi asnjë rast të konfirmuar me grip aktualisht në vend,” – u shpreh Tomini.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Public parashikojnë që viti 2023 do të ofrojë të njëjtën panoramë epidemioligjike me vitin 2020, ku COVID do të mbizotërojë, ndaj edhe apelojnë që grupet në risk të vaksinohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026