“Jepen vërtetime fiktive të vaksinave” – Mjeku ngre alarmin për kopshtet
Ka pasur 30,601 raste të konfirmuara të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore midis janarit dhe 5 dhjetorit 2023, nga 909 gjatë gjithë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 3266 për qind të rasteve të sëmundjes së parandalueshme me vaksinë, paralajmëron UNICEF.
Të dhënat tregojnë gjithashtu për një tendencë përkeqësimi më të fundit pasi shkalla e rasteve të fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore pothuajse u dyfishua midis tetorit dhe nëntorit 2023.
Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shkalla e vaksinimit nga fruthi në vendin tonë ka rënë. Alimehmeti ngriti alarmin se nëpër kopshte po jepen vërtetime fiktive të vaksinave, për t’i regjistruar në këto institucione pa i vaksinuar realisht fëmijët.
“Mekanizma për ndërgjegjësimin ka shumë, në momentin që ke shkuar në çerdhe, kopsht ka kaluar ajo mosha. Është me ligj vaksinimi, por nuk e gjen dot kush është kush nuk është, se shkresat reale nga që janë fiktive nuk dallohet dot. Zgjidhet vetëm nëse prindi ndërgjegjësohet, që brez jonë e ka bërë nga i pari te i fundit. Kartelat merren nga qendrat shëndetësore… Studimet tregojnë se ka një rënie të vazhdueshme të vaksinimit, duhet një ndërgjegjësim shumë i madh”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)