Shumica e re parlamentare në RMV, Social-demokratët: Koalicioni i ri vetëm nga dëshira për pushtet

6 Nëntor 2021 | 16:01

Pas shpalljes së shumicës së re parlamentare në Maqedoninë e Veriut, kanë reaguar edhe partitë e pushtetit.

Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaev shprehet se “një përbërje e tillë politike nuk mund të japë asgjë për interesat e qytetarëve dhe as për interesat kombëtare të shtetit, sepse e vetmja gjë e përbashkët në atë tryezë është dëshira për pushtet”.

Nga ana tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale deklaroi se për situatën politike të krijuar, është duke kontaktuar me të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATO-n, BE-në, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski formoi një shumicë të re parlamentare, pas fitores në zgjedhjet lokale dhe dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026