Shumica parlamentare në Mal të Zi mbledh firmat për shkarkimin e Milo Gjukanoviç

Milo Gjukanoviç shpërndan parlamentin
23 Shtator 2022 | 09:54

Shumica parlamentare e Malit të Zi ka mbledhur 41 firma për të nisur procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Frontit Demokratik, Jovan Vuçuroviç, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e qeverisë.”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Gjithashtu, theksohet se Gjukanoviç nuk ka ftuar as Miodrag Lekiç, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.

Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.

Mali i Zi ndodhet në krizë politike. Kuvendi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi, Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026