Si do bëhen primaret? Variantet që po diskuton opozita

7 Tetor 2022 | 16:55

Primaret, janë risia që Sali Berisha solli bashkë me rikthimin e tij në krye të PD dhe që kërkon t’i përdorë si kartën e tij më të fortë përballë mazhorancës.

Janë pikërisht sistemi i primareve për zgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme lokale mënyra se si kryedemokrati ka zgjedhur që të shuaj ndarjet në opozitë dhe përplasjet në PD.

Kandidati i përbashkët është kërkesa e pothuajse të gjithë faktorëve opozitar. Por si do bëhen këto primare dhe si mund të dilet me një kandidat të përbashkët?

Aktualisht, po diskutohen disa variante. Një variant thotë që primaret të bëhen të hapura në të gjitha bashkitë dhe më pas të bëhet akord me partitë aleate për zonat ku nuk do kandidohen figura të Partisë Demokratike.

Ndërsa një variant tjetër thotë që për ato zona ku kandidati do i lihet partive aleate, primaret mes demokratëve të bëhet për postin e nënkryetarit të bashkisë në rast të fitores në zgjedhje.

Po ashtu edhe lënia e zonës së lirë, duke mos zhvilluar primare në ato bashki ku do të vendoset me marrëveshje që të kandidojnë figura nga partitë aleate.

Në raportin e PD me partitë aleate një pikë që mbetet për t’u diskutuar gjatë ditëve të ardhshme do të jetë edhe lista e kandidatëve për në këshillat bashkiak.

Por mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale do të varet shumë nga vendimi që do të marrë Gjykata për statutin e PD dhe evoluimi i përçarjes 1-vjeçare në parti.

Brenda pak ditësh Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë kryesinë, ku priten vendime për këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026