Si e rriti Lista Serbe mbështetjen me 20 për qind brenda 6 muajsh?
Lista Serbe mund të lëvdohet se është njëra nga fitueset e mëdha të zgjedhjeve të fundit në Republikën e Kosovës.
Kjo pasi subjekti që mbledh rreth vetes serbët kosovarë pro presidentit nga Beogradi, Aleksandar Vuciç, rriti rezultatin e saj me rreth 20 për qind krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, duke kaluar nga 4.49 për qind në 5.40 për qind të votave në nivel vendi.
Ky është suksesi më i madh i saj në katër proceset e fundit elektorale sa i përket përqindjes së besimit të marrë nga qytetarët, ndonëse me shifrën prej 43,838 votave që kapën me 7 qershor, Zlatan Elek me bashkëpartiakët e tij nuk arritën rekordin edhe në numër votash, në po aq zgjedhje. Atë e kishin kapur më 14 shkurt 2021, kur patën marrë besimin e 44,407 qytetarëve.
Në votimet e 28 dhjetorit 2025, kjo listë kishte marrë 42,759 vota ose 4.49 për qind, duke siguruar po ashtu nëntë ulëse parlamentare.
Më 9 shkurt 2025 pati regjistruar rezultat më të dobët, pasi nuk shkoi në më tepër se 39,915 vota ose 4.26 për qind, ndërsa kishte ruajtur numrin e njëjtë të mandateve.
Ndërkaq, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lista Serbe kishte marrë 44,407 vota ose 5.09 për qind.
Sipas një vëzhgimi që i ka bërë KosovaPress rezultateve të KQZ-së del se krahasuar me 28 dhjetorit 2025, Lista Serbe, më 7 qershor e ka rritur mbështetjen për 1,076 vota, ndërsa në raport me zgjedhjet e shkurtit 2025, ajo ka fituar 3,920 vota më shumë.
Megjithatë, rekordi i Listës Serbe në numër votash, por jo me përqindje, mbetet ai i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur kishte marrë 44,407 vota, që janë 572 më shumë se rezultati i regjistruar më 7 qershor 2026.
Pavarësisht kësaj, rezultati prej 5.40 për qind në zgjedhjet e fundit përbën performancën më të mirë të krye subjektit të serbëve të Kosovës në aspektin proporcional gjatë katër proceseve të fundit zgjedhore.
Operacioni, nga Komisariati Nr. 1, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me kanosjen e djeshme, me mjet prerës, të drejtuesit të një taksie, nga pasagjeri, i cili i vodhi paratë dhe varësen.
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës
Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut
- 13:56 Momenti kur Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 13:51 Shqipëria me më pak fëmijë, investimet në arsim mbeten nën mesataren e BE-së
- 13:46 Serbi, Prokuroria nis verifikimet pas akuzave të Vuçiçit ndaj organizatorëve të protestave studentore
- 13:37 IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë
- 13:31 Netanyahu urdhëron sulm total kundër Hezbollahut, goditen 80 objektiva pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë
- 13:16 Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)