“Si luajti grupi hetimor me foto e video për Nikulajn” – Gazetari zbulon mesazhet
Gazetari Dritan Laçi tha në një intervistë për Euronews Albania se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj është mbuluar me kakofoni fotosh e videosh nga grupi hetimor që nga fillim.
Laçi tregoi se vetëm disa ditë pas ngjarjes, në telefonat e gazetarëve të kronikës qarkulluan foto të shtetasve anglezë, gjë që sipas tij të bën të dyshosh se kemi të bëjmë me përdorim të qëllimshëm.
Sipas tij, dalja nga ana e policisë me pistën e gjakmarrjes është e shpejtuar pasi nuk mund të përjashtohen pista të tjera kur hetimi nuk është shteruar.
“Nuk mund të them se nuk janë këta njerëzit që e kryen vrasjen e Nikulajt, por të dalësh direkt tek pista e gjakmarrjes ndërkohë që s’e ke shteruar hetimin… Lezha është një zonë shumë e nxehtë, ka shumë bosë lokale, ka shumë interesa, trafiku i drogës, politika. Duhet të ishte shteruar më shumë si hetim përpara se të dilej në konkluzion që kjo është bërë për hakmarrje. Pse të mos marrim pistën se mund të jetë përdorur gjakmarrja nga një grup tjetër interesi për të eliminuar Nikulajn dhe për të fshehur gjurmët?” tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë