Si mund ta fitojë opozita Tiranën në zgjedhjet vendore, sipas Fatmir Mediut
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se e vetmja rrugë që ka opozita për të fituar Tiranën në zgjedhjet e ardhshme vendore, është që të zgjedhë kandidatin që do kryeqyteti.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu nënvizoi se është e rëndësishme që opozita të krijojë një ekip të ri dhe t’u tregojë qytetarëve se çfarë mund të ofrojë.
“Unë mendoj që e vetmja rrugë që opozita të fitojë Tiranën, është të zgjedhë qytetarin që do Tirana. Prandaj thashë që primaret në Tiranë, të organizuara në debat racional, do ishte gjëja më e mirë. Ne duhet të zhvillojmë një debat racional, e rëndësishme është sesa qytetarë të Tiranës do të dalin për të votuar.
E rëndësishme është që çfarë ne ofrojmë në raport me qytetarët e Tiranës. Qytetarët e Tiranës duan të dinë se çfarë bëhet më mirë. Ne duhet të krijojmë një ekip me njerëz që frymëzojnë”, theksoi Mediu.
Ndër të tjera, ai tha se nuk e sheh veten si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet vendore.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)