Si nisi “përplasja” mes Ramës e Belerit, akuza në distancë për kandidatin e Himarës
Një javë më parë, më 6 maj, teksa mbante një takim elektoral në Himarë, kryeministri Rama hodhi akuzat e para për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në këtë qytet Fredi Belerin.
“Del nëpër rrugë dhe flet broçkulla, se është edhe një kokërr injoranti që nuk e ka shokun po thotë që edhe Edi Rama e ka shitur Himarën se është marrë vesh me Qirjakon. Këto janë broçkulla të gjitha. Jam shumë i acaruar me diversionet që bën ai lart e poshtë dhe mënyrën se si ai do të përdor lidhjet që ai me demek ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, i kam vet”, pati thënë Rama.
Kjo deklaratë e kreut të qeverisë solli reagimin e vet Beleri.
“Sot në Himarë Edi Rama veshi kapelen e kryetarit të partisë duke harruar që është kryeministri i të gjithëve. Në vështirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli të kryetarit në ikje dhe keqadministrimit të tij për 12 vite, u mjaftua me një shoë të radhës, krejt të pamoralshëm dhe meskin siç ai e ka zakon të bëjë”, ishte përgjigja e Belerit.
Rama nuk i ndali sulmet ndaj Belerit, madje duke e ashpërsuar gjuhën për të në daljet televizive dhe në takimet e tjera elektorale.
I fundit ishte pak orë përpara se Beleri të arrestohej, në mbylljen e fushatës së Partisë Socialiste në Kamëz.
“Kërcënon njerëzit që po nuk votuan, do t’ju heqë mundësinë për të shkuar në Greqi; i cili kërcënon emigrantët se po nuk votuan për të, do t’ju marrë letrat dhe do t’ua grisë. Edhe ua them të gjithë emigrantëve që dëgjojnë sekserët e këtij, që nuk ka Zot që atyre ua gris letrat”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij