“Informova Von der Leyen”, kryeministri i Greqisë reagon pas arrestimit të Belerit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë një ditë më parë.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Mitsotakis shkuan se ka njoftuar lidhur me këtë ngjarje Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.
“Unë informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, me akuza të shpejtuara, të kandidatit për kryetar të bashkisë Himarë dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë mungesën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”, shkruan kryeministri grek.
Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij