Si po përpiqet Venecia të ruajë kulturën përballë teknologjisë

5 Qershor 2023 | 14:43

Në Vencia, gjatë sezonit veror, numri i turistëve që vizitojnë qytetin çdo ditë barazon ose tejkalon numrin e banorëve të tij, rreth 50 mijë.

Natyrisht, kjo sjell një përfitim për ekonominë e qytetit, por përbën edhe një kërcënim për jetën dhe identitetin e tij.

Marcello Strozzi është një 45-vjeçar që ka jetuar në ishullin Xhudeka që prej lindjes. Biznesi i familjes, një floktore ku punonte e ëma, u mbyll në 2019 pas rreth 50 vjet aktivitet. Pavarësisht ofertave të shumta për ta kthyer dyqanin e tij në bar, restorant apo për suvenirë, ai priti 4 vjet që të vinte oferta e duhur.

“Donim të gjenim diçka të përshtatshme, diçka të re dhe ndryshe. Diçka që mund të ishte e dobishme për qytetin dhe për njerëzit që jetojnë në të”-tha Marcello Strozzi, pronar dyqani.

“Ishulli Xhudeka, përballë qendrës historike, dikur i mbushur me venecianë që shkonin për të bërë Pazar në dyqanet ushqimore, tani është kthyer në një destinacion turistik me bare dhe restorante prej nga mbikëqyret kanali. Megjithatë, disa banorë, në mënyrën e tyre po përpiqen ta kthejnë mbrapsht trendin dhe të ruajnë identitetin dhe kulturën e qytetit”- theksoi Luca Palamara.

Dhe në fakt, oferta e duhur mbërriti: një librari ku shiten libra arti, si dhe një vend ku njerëzit mund të takohen, të flasin dhe të shohin përreth.

“Mund të shoh se turistët nuk i shohin gjërat, nuk admirojnë ato gjëra që mund t’i prekin në zemër. Ata vetëm sa i fotografojnë me telefonët e tyre”- shtoi mes të tjerash Marcello Strozzi, pronar dyqani.

Ndoshta, Venecia po zhduket gradualisht jo vetëm për shkak të numrit të turistëve që e vizitojnë çdo ditë, por edhe për shkak të turistëve që preferojnë të shohin ekranet e telefonëve të tyre sesa të bien në kontakt me banorët e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026