“Si rri ajo mes burrave”- Rrëfehet berberja e parë grua në Shqipëri: Më paragjykonin

25 Nëntor 2023 | 18:33

Lili, një ndër berberet e rralla vajza që ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri, rrëfen në ‘Real People”, eksperiencën e saj në raport me klientët.

Ajo shprehet se në fillim të nisjes së profesionit është paragjykuar shumë nga njerëzit, pasi profesioni i berberit ushtrohet në një ambient me meshkuj.

Madje ajo shton se në fillim edhe vetë klientët e kanë paragjykuar, por pasi janë qethur nuk e kanë ndryshuar më berberanën e saj.

“Ka edhe goca të tjera berbere. Pas meje ka pasur më shumë se çfarë ka pasur në fillim. Në fillim janë stepur nga paragjykimet e njerëzve, por pas daljes sime janë shtuar gocat që merren me këtë fushë. Goca druhen nga njerëzit, pasi populli shqiptar vdes të komentojë. Në fillim kur unë fillova, mërzitesha dhe demoralizohesha nga komentet. Thoshin “çne një vajzë mes ambientit të çunave”, “pse këtë si profesion”, “a ke ngacmime”, “a je rehat”. Kjo ndodh pasi nuk janë mësuar njerëzit të shohin një goc në një ambient ku shërbimi jepet vetëm nga çunat.

Edhe klientët janë paragjykuesa. Një pjesë të klientëve që kam, në fillim kanë thënë që “unë të qethem me ty asnjëherë”. Ndërsa tani nuk dalin nga shtëpia nëse nuk jam unë që t’i qeth. Një pjesë të klientave i kam krijuar nga rruga dhe futen brenda”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026