Si shfaqet situata në Zveçan një ditë pas përplasjes, gazetari sjell detaje

30 Maj 2023 | 10:13

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raportoi nga Veriu aty ku situata këtë të martë duket e qetë.

Në Zveçan, ku ndodhi dhe përplasja e madhe mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve serbë duket se nuk ka më tension, sidoqoftë kordoni është i vendosur përballë godinës së komunës.

“Numri i qytetarëve që janë mbledhur në këtë komunë është shumë më i vogël, është raportuar në informacionet e fundit të KFOR-it se numri i ushtarëve të lënduar ka shkuar në 30, ndërkohë sa i përket situatës në Leposaviç dhe Zubin Potok, sikurse dhe dje ka qytetarë të mbledhur në këto komuna, por të paktën deri më tani nuk është raportuar për telashe,” – u shpreh Gjoci.

Ai sqaroi se kryetarët do të jenë në vendet e tyre të punës fizikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026