Si shpenzohen paratë publike? Qytetarët e Durrësit e tregojnë përmes artit!
Për shumë qytetarë të Durrësit, planifikimi dhe shpërndarja e buxhetit mbetet një term dhe një terren i panjohur. Pikërisht për këtë arsye, të rinjtë e Qendrës Aktiv për Durrësin kanë realizuar një ekspozitë duke e kthyer buxhetin në art dhe duke ilustruar shpërndarjen e tij. Ekspozita “Art me Buxhetin” është një mënyrë e re dhe e guximshme për të nxjerrë në pah mënyrën se si përdoren fondet publike në qytet. Përmes artit, qytetarët sjellin një formë inovative të transparencës, duke shprehur kritikën e tyre përmes ironisë dhe sarkazmës nëpërmjet veprave artistike.
Veprat artistike pasqyrojnë sesi shpërndahen financat publike sipas buxhetit 2024-2026, duke vënë në pikëpyetje prioritetet e vendimmarrësve dhe efektivitetin e shpenzimeve.
“Ka qenë një sfidë të shprehet buxheti i bashkisë në art, pasi kjo nuk është e lehtë, sidomos kur krijimtaria është e lirë dhe shifrat janë shumë konkrete,” deklaroi Romir Llukaci.
Ndërkohë artisti Fabian Zogaj u shpreh: “Me këtë kolazh kam dashur të tregoj për rindërtimet e tërmetit, që janë mbuluar thjesht si fasada.”
Artisti, Klaudio Hyseni, tha se ekspozita synon që qytetarët të angazhohen më shumë në çështjet e komunitetit.
“Jemi munduar të sjellim buxhetin e bashkisë tek qytetarët, që ata të shohin se si shfrytëzohen tiparet e pushtetit vendore dhe taksat e tyre, duke stimuluar imagjinatën e tyre për t’u angazhuar më shumë në çështjet e komunitetit.”
Disa nga veprat më domethënëse paraqisnin buxhetin si një tortë të madhe, ndërsa të tjera fokusoheshin në procesin joefikas të rindërtimit dhe mënyrën sesi ndahen investimet mes sektorëve të ndryshëm. Në këtë aktivitet, krahas artistëve, banorët e zonave periferike të qytetit ndanë opinionet e tyre mbi investimet publike dhe transparencën financiare. Shumica e tyre shprehën se ka ende vend për përmirësime, duke theksuar nevojën për më shumë investime.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët