Si të mbroheni nga ataku kardiak dhe problemet e tjera gjatë temperaturave ekstreme
Për ekspertët e shëndetësisë botërore, temperaturat e larta konsiderohen si një emergjencë serioze për shëndetin publik.
Me anë të një raporti të fundit, ato thonë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për grupet e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun për atak kardiak, probleme me frymëmarrjen, dehidrim dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.
Në Shqipëri, ku vit pas viti vera po bëhet gjithmonë e më e gjatë dhe më e thatë, specialistët paralajmërojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përkeqësohen nga të nxehtit, përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në vend në vitin 2024.
Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë lançuar fushatën #KeepCool, nëpërmjet të cilës ofrojnë këshilla të thjeshta për të mbrojtur veten nga të nxehtit.
Ata apelojnë për masa të koordinuara kombëtare dhe lokale, përfshirë plane veprimi për valët e të nxehtit, sisteme paralajmërimi dhe informimi publik për të shpëtuar jetë.
Tabelë
OBSH – Fushata #KeepCool
- Shmangni daljet gjatë orëve të pikut
- Pini shumë ujë
- Shmangni pijet me alkool ose kafeinë
- Mbani ambientet të freskëta
- Përdorni rroba të lehta
- Kujdesuni për fqinjët dhe të afërmit
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë