Si u arrestua i “forti” i Vlorës 12-orë pasi u lirua nga amnistia
Një emër i njohur i botës së krimit që fitoi lirinë një ditë më parë falë ligjit të amnistisë penale, është arrestuar këtë të enjte nga policia e Vlorës.
Bëhet fjalë për Sokol Sinomatin, i cili shijoi lirinë vetëm pak orë e më pas u prangos, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge.
Një situatë e çuditshme duke marrë parasysh se Sinomati ishte i burgosur, e pasi përfitoi lirinë nga amnistia, u arrestua sërish.
Pak kohë më parë, më 7 janar të këtij viti, Sokol Sinomatit i vranë djalin Gëzim Sinomati në Vlorë në ballkonin e shtëpisë, një ngjarje ende e pa zbardhur.
Kujtojmë që Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri” ka qene pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.
Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në qendër të qytetit në zonën e quajtur “Skelë” ku mbeti i vrarë dhe një person.
Ai kishte për të kryer edhe 3 vjet te dënimit, por përfitoi nga amnistia penale.
Pak orë pas lirimit, nga burgu i Rrogozhinës, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë shkuar në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri.
Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge. Ky ekzekutim vendimi është vënë në zbatim nga Policia e Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje.
Burimet gjithashtu shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më pare, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë 12 orë pasi Sinomati është liruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng