“S’ia lëmë kanalin Kinës”- Trump nuk tërhiqet për Panamanë, paralajmëron Groenlandën
Donald Trump vazhdon të insistojë mbi faktin se Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin nën kontroll Kanalin e Panamasë.
“Ka qenë vepra më e shtrenjtë që kemi realizuar ndonjëherë, për të cilën kemi humbur mijëra njerëz”, ka thënë presidenti amerikan në një event të organizuar në Uashington nga shoqata e guvernatorëve republikanë.
“Nuk do t’ia lëmë Kinës”, ka nënvizuar më pas, duke prekur edhe çështjen e aneksimit të mundshëm të Groenlandës. “Do të merremi edhe me të”, ka thënë Trump.
Ndërkohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë po përgatitet edhe për një sërë lëvizjesh të tjera. Ai pritet të zhbëjë shërbimin postar amerikan dhe të përfshijë agjencinë e pavarur në administratën e tij.
Lajmin e bën të ditur “Washington Post”, që citon burime të informuara mbi çështjen. Një lëvizje e tillë do të çmontonte një shërbim që ekziston prej thuajse 250 vjetësh dhe do të fuste në kaos triliona transaksione.
Presidenti amerikan mund të firmosë një urdhër ekzekutiv për shkarkimin e anëtarëve të këshillit të administratës së shërbimit postar dhe ta vendosë agjencinë nën kontrollin e Departamentit të Tregtisë, i drejtuar nga sekretari Howard Lutnick.
Po ashtu, rreth 50 mijë persona mund të shkarkohen nga Departamenti i Mbrojtjes, në kuadër të shkurtimeve drastike që administrata e Trump po bën, ka bërë të ditur “CNN” që citon një funksionar të lartë amerikan.
Departamenti ka rreth 55 mijë punonjës në provë, që janë dhe lloji i punonjësve që kreu i shtetit dhe miliarderi Elon Musk kanë vënë në shënjestër e që do t’u duhet të bëjnë gati valixhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor
OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 17:48 Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor
- 17:45 41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 17:42 Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë