Silva Caka u emërua zv.Ministre në qeverinë Rama, reagon Partia e Lirisë

25 Shtator 2025 | 20:13

Silva Caka është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë e Edi Ramës, duke shënuar një rikthim në arenën politike, por këtë herë në krahun e mazhorancës. Ky emërim vjen pas një periudhe të gjatë mungese nga skena politike, pasi Caka kishte dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë më shumë se një vit më parë, me arsyetimin se do të ndiqte studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Por emërimi i saj në qeveri ka ngjallur reagime të menjëhershme nga Partia e Lirisë. Zëdhënësja e kësaj force politike, Jasmira Memelli, publikoi një video të vjetër ku Caka kritikon ashpër ish-kolegët e saj që ishin bashkuar me qeverinë Rama, duke i akuzuar për lidhje me “afera korruptive”.

“Ka gjetur veten me Edi Ramën, me të gjitha ato aferat e tij korruptive. Andej nga anët e mia i thonë që ka gjetur tenxherja kapakun”, shprehej dikur Silva Caka në atë deklaratë, e cila tani është risjellë në vëmendje nga Partia e Lirisë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Memelli shkruan se dorëheqja e Cakës nga Partia e Lirisë ishte vetëm një justifikim për një bashkëpunim të ardhshëm me qeverinë.

“Në fakt rezultoi aplikim për në ‘Shkollën’ e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkruan ajo.

Zëdhënësja e PL-së e cilësoi këtë hap të Cakës si një braktisje të vlerave dhe parimeve për një “karrige të pavlerë” në qeveri, duke shtuar se këto janë zgjedhje personale që “flasin më shumë se çdo fjalë”.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026