Simbolika e ”shamisë së kuqe”, Haxhiu kritika Vetëvendosjes: Krijon totalitarizëm diskursiv
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike në Kosovë kanë vijuar takimet dhe kanë shpalosur programet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje në perceptimin publik mendohet se do jetë ajo forcë e parë politike, ndërsa ky projeksion ka ndezur entuziazmin tek mbështetësit e saj.
Analisti Andi Bushati i pranishëm në “Shock” në Euronews Albania thotë se Kosova e ka të domosdoshme ndryshimin radikal.
“Është më mirë një ndryshim radikal se sa të vazhdohet në atë kënetë ku të gjithë ndajnë pazaret me njëri-tjetrin”, tha ai.
I pyetur nëse objektivi i Albin Kurtit për të marrë pushtetet i vetëm ngjan apo jo me “oreksin” e kryeministrit Edi Rama në 2017, z. Bushati jep këtë version:
“A ngjan kjo me tepsinë e Edi Ramës? Nuk ngjan aspak për një arsye të thjeshtë, sepse Edi Rama që kërkoi tepsinë vetëm, është vetë pjesë e tepsisë. Pra, kasta e Tiranës është një vazhdimësi, dhe është e njëjta lojë në Kosovë që bëhej në linjë duke kaluar pushtetin herë te Isa Mustafa dhe herë tek Hashim Thaçin. Fabula e Kosovës është fabul krejt tjetër, është një përpjekje për të lënë mënjanë të gjithë bandat e vjetra për të hapur një erë të re. A do jetë kjo era perfekte, për këtë mund të diskutojmë”, theksoi ai.
Analisti Baton Haxhiu thotë se vendosja e shamive me ngjyrë të kuqe nga Vetëvendosja në rrugët e Prishtinës, ka në thelb një simbolikë totalitariste.
“Rrëfimi që kanë përdorur me shaminë e kuqe për të forcuar një të majtë kundër oligarkëve, për të ndërtuar një të majtë kundër të gjithë të tjerëve. Kjo krijon një totalitarizëm diskursiv dhe ky totalitarizëm diskursiv është rrëfim i VV-së deri më tani” tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024