Sindikata e taksistëve paralajmëron rritje çmimi të shërbimit
Shoferët e taksive paralajmërojnë rritje të çmimit të shërbimit taksi për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Në studion e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive, Bilbil Cara tha se kërkohet një rritje me 0.3 % për km, një rritje 30% e vlerës aktuale.
“Për shërbimin taksi dhe shërbimin publik ndikon jashtëzakonisht shumë. Tani kemi paralajmëruar si Sindikatë e Taksive për rritje të çmimit të transportit brenda për brenda dhe jashtë Tiranë, është kostoja e fitimit nuk ekziston fare. Është më shumë shpenzim se fitim”, u shpreh ai.
Z. Cara deklaroi se kërkesën e tyre e kanë depozituar në Këshillin Bashkiak.
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur së fundmi, duke kapur vlerën 194 lekë për litër. Për qytetarët ky çmim është i papërballueshëm.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës