“Sinjali”, 15-vjeçari kapet me 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak
Policia e Mirditës ka arrestuar një 15-vjeçar, pas informacioneve të siguruara se ai po transportonte armë dhe municion luftarak.
Gjatë operacionit “Sinjali,” u arrestua 15-vjeçari E.S., banues në Burrel, i cili u kap në flagrancë në afërsi të fshatit Fang të Mirditës, duke transportuar 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Sipas njoftimit të policisë, operacioni u realizua pas administrimit të informacioneve nga inteligjenca policore, të cilat kishin sinjalizuar për transportimin e armëve dhe armëve shpërthyese.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, shtetasi E.S., 15 vjeç, banues në Burrel, i cili po transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sekuestrohen armë, kanabis dhe radio policie në Mirditë, arrestohen dy vëllezër
- Lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë dhe me thikë, arrestohet 32-vjeçari
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen