Sipërmarrësi shqiptar i kamionëve: Nëse rriten pagat, edhe unë do rris çmimet
Në Gjermani nis sot ajo që mund të konsiderohet si greva më e madhe në tre dekada, e cila do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen.
Sindikatat duan paga më të larta në funksion të rritjes së çmimeve, si dhe kushte më të mira pune për rreth 2.7 milionë punonjës në sektorin publik dhe aktivitetet e transportit.
Hysni Hoxha, sipërmarrës kamionësh nga Gjermania tha në një lidhje me emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania nëse merret vendimi për rritjen e pagave në Gjermani atëherë edhe ai si sipërmarrës do të jetë i detyruar të rrisë çmimet.
Ai u shpreh se shteti gjerman nuk të ndihmon fare nuk ke punë, kur je sipërmarrës.
“Rritjen e pagave e kam bërë vjet në fillim të vitit, kur u rritën çmimet rrita edhe rrogat. Prej vitit të kaluar deri tani situata nuk është e mirë në Gjermani, nuk ka shumë punë. Nëse një sipërmarrës do të paguajë 500 euro më shumë për punonjës, ai do të rrisë edhe çmimin e prodhimit që do i faturohet konsumatorit”, tha sipërmarrësi shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve